Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpriti në takim ditën e sotme ambasadorin e ri të Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama.
Fillimisht, Kurti e uroi ambasadorin për detyrën e re, gjersa theksoi se Japonia është një partnere e rëndësishme e Republikës së Kosovës.
Në vijim, ai e falënderoi Japoninë për mbështetjen e tyre dhe ndihmën nëpërmjet shumë projekteve, sikurse ato të realizuara përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, JICA.
“Kryeministri Kurti shprehu vullnetin e gatishmërinë për fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes dy shteteve tona e intensifikimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të dyanshëm edhe më tutje në të ardhmen”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit./Arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...