Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mirëpriti në takim ambasadoren e re të El Salvadorit për Kosovë, Rhina Bardi.
Kurti i uroi mirëseardhjen në vendin tonë dhe e uroi për emërimin e saj gjersa me rastin e kësaj vizite ajo dorëzoi dhe letrat kredenciale si ambasadore për Kosovë.
Zyra e Kryeministrit njofton se së bashku diskutuan për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale dhe fuqizimin e bashkëpunimit e sinergjisë në fusha e sektorë me interes të përbashkët si ekonomia, shkëmbimi tregtar, inovacioni, turizmi e kultura.

“Ai e njoftoi ambasadoren mbi progresin dhe zhvillimin e vendit tonë të katër viteve të fundit, ku rritja ekonomike dhe stabiliteti politik trasojnë rrugën për avancim demokratik. Në vijim, i ftoi dhe bizneset nga El Salvadori që ta vizitojnë Kosovën e të shfrytëzojnë mundësitë e potencialin investues në vendin tonë”, njofton ZKM-ja.
Kryeministri e falënderoi ambasadoren për heqjen e vizave nga El Salvadori për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe të shërbimit të Kosovës nga tetori i vitit të kaluar.
Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe përkrahjen e El Salvadorit ndaj Kosovës, kur kemi shënuar vitin e kaluar dhe 10- vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike, Kurti i uroi ambasadores qëndrim të frytshëm në Kosovë dhe vullnetin për thellim të bashkëpunimit të dyanshëm./Arbresh.info/

Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...