Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, u mirëprit në shtëpinë e Xhevdet Halitit, banor i lagjes së Kroit të Vitakut në Komunën e Mitrovicës së veriut dhe njëri nga 102 përfituesit për ndërtimin dhe rinovimit të shtëpive në katër komunat në veri të vendit me financim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“Jemi shumë të gëzuar që do t’i keni kushtet e dinjtetshme të jetesës. Ta gëzoni shtëpinë me familje dhe pasardhësit tuaj. Ju dëshiroj të gjitha të mirat në jetë”, tha Kurti drejtuar Halitit.
Haliti e falënderoi Kurtin dhe Qeverinë për mbështetjen e dhënë, teksa u shpreh i kënaqur me nivelin e sigurisë dhe lëvizjen e qarkullimin e lirë në veriun e qytetit të Mitrovicës./Arbresh.info

LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...