Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot kanë mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kontejnerët me mijëra dronë luftarakë kamikazë të tipit Skydagger, të prokuruar nga kompania e njohur turke Baykar.
Sipas Kurtit, ky kontingjent është pjesë e kontratës së nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar dhe ishte planifikuar të arrinte në janar të vitit 2026.
“Kontejnerët me mijëra dronë luftarakë kamikazë Skydagger mbërrinë sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Dhjetëra ushtarakë të FSK-së tashmë janë trajnuar për përdorimin e tyre. Kontrata është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar me Kompaninë e mirënjohur turke Baykar, që është kompani amë e prodhuesit Skydager. Dronët Skydagger ishte planifikuar të mbërrijnë në janar 2026, por i morëm tre muaj më herët”, shkroi ai.
Ai shtoi se blerja e këtij kontingjenti të fluturakeve pa pilot është një hap tjetër në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Ushtrisë së Kosovës, duke u bashkuar me sistemet tashmë të njohura si TB2 Bayraktar dhe fluturaket Puma./Arbresh.info/

“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...