Kurti merr pjesë në koncertin që u mbajtë në Panteonin e Lashtë

09:25 | 22 Qershor 2023
Diellza Gashi

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në koncertin e organizuar nga Rrjeti shqiptar i bizneseve në diasporë dhe Fondacioni Kardinal “Domenico Bartolucci”.

Përmes një postimi në Instagram, Kurti ka njoftuar se dje ka qenë në ambientet magjepsëse të Panteonit të lashtë, në njërin nga reliktet më të ruajtura të arkitekturës monumentale romake, shkruan Arbresh.info.

“Veprat e kompozitorit Joseph Vella, nën dirigjim të orkestrës dhe korit nga Maestro Michelle Manganelli, me interpretim të Orkestrës Simfonike Romake, Korit Ndërkombëtar të Operas, nga solistët Adelina Paloja, Maria Tomassi, Maria Ratkova, Klodjan Kaçani, Paolo Civarelli dhe Federico Beneti, u ekzekutuan në mënyrë të përkryer”.

Po ashtu nga i gjithë ai koncert gjigand, i pari i vendit ka veçuar interpretimit të veprës operistike në gjuhën shqipe “Lavdi i qoftë Zotit”,

“Momenti kulminant i koncertit u arritë gjatë interpretimit të veprës operistike në gjuhën shqipe “Lavdi i qoftë Zotit” (August Niemeyer) nga tenori Klodjan Kaçani. Në një lokacion të privilegjuar të ndërthurjes ndërmjet artit dhe besimit, edhe një herë u bëmë dëshmitar të fuqisë ndërlidhëse të artit për të tejkaluar kufijtë fizik e kulturor, duke bashkuar popuj e kultura të ndryshme”, ka thënë Kurti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale