Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, së bashku me aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, bënë homazhe në gjashtëvjetorin e vdekjes së Arbënor Deharit.
Në mesin e tyre për homazhe qenë edhe prindërit e aktivistit Arbënorit, si dhe vajza e po ashtu të ndjerit Astrit Deharit.
Më poshtë gjeni njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje:
”Ditën e sotme Kryetari Albin Kurti së bashku me aktivistët e Lëvizjes mbajtën homazhe në 6 vjetorin e ndarjes nga jeta të aktivistit Arbënor Dehari.
Sot Arbënori do të kishte qenë 35 vjeçar me plot angazhim e përkushtim, mendim dhe entuziazëm për vetëvendosjen e popullit tonë, për barazi shoqërore dhe për zhvillim ekonomik. Arbënori mishëronte modelin e aktivistit që veprimin politik nuk e shihte si një akt spontan të izoluar, por si rezultat dhe kulmim të një pune organizative. Veprimi politik për të ishte shpallja publike e ekzistencës së mrekullueshme të një kolektivi politik barazitar që e mundëson veprimin. Kjo e mbante Arbënorin jo në akte politike të izoluara dhe individualiste, por në një lëvizje permanente kolektive. Aktivisti është i tillë vetëm për sa është me të tjerë aktivistë. Kjo bindje e Arbënorit është bindja jonë dhe kjo e mban atë të pandashëm prej nesh dhe kujtimi i tij na mban edhe ne po ashtu”.

Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin nesër me protestë
Romano paralajmëron një “verë të nxehtë” nga Rea...
ZYRTARE/ Albin Krasniqi rikthehet tek Prishtina
LVV publikon agjendën e aktiviteteve në shënim të 19-vjetori...
Pacolli: Kërkesa e Prokurorisë për dënim me 45 vite burgim n...
Kërkesa e Prokurorisë në Hagë, Kurti: Çdo përpjekje për t’i ...