Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pirë kafe në Prishtinë dhe pagesën e ka bërë me euro, si mesazh për serbët se në Kosovë se kjo është valuta e vetme e vlefshme në Kosovë.
Mesazhi nga kryeministri u dha në një vend shumë pranë Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ka qartësuar në detaje rregulloren të re që ka hyrë në fuqi më datën 1 shkurt, se transaksionet brenda vendit do të kryhen vetëm në euro.
Në videon informuese, shefi i qeverisë sqaron se Kosova nuk e ka ndaluar dinarin ashtu siç nuk e ndaloi as dollarin, as funtën dhe as frangun zviceran.
I vetmi ndryshim, siç tha ai, është që paratë nuk mund të kalojnë kufirin me thasë por përmes llogarive bankare, të tërhequra në euro.
“Pra, Kosova nuk e ndaloi dinarin, ashtu siç nuk e ndaloi as dollarin, as funtën dhe as frangun zviceran. I vetmi ndryshim është se nga 1 shkurti, paratë nuk mund të kalojnë kufirin me thasë, siç nuk mund të bëhet në asnjë shtet demokratik, por mund të vijnë përmes llogarive bankare, të tërhequra në euro.”, u shpreh Kurti, shkruan Arbresh.info.
Ky adresim i tij, vjen pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York ku paralajmëroi se do të ndërmarrë këtë hap./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...
Rritet çmimi i naftës në Kosovë
Vetëvendosje fton PDK-në e LDK-në të propozojnë tre emra për...
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...