Në Prishtinë sot po mbahen homazhe te varri i Arben Xheladinit, ku mori pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, kryetari i Kuvendit Dimal Basha, deputeti Glauk Konjufca, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, si dhe nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
Të pranishëm janë edhe deputetë nga radhët e LVV-së: Arjeta Fejza, Avni Dehari, Adnan Rrustemi dhe Hysen Durmishi.
Sipas agjendës së njoftuar, në ora 12:00 do të mbahen homazhe te pllaka përkujtimore në bulevardin “Nënë Tereza” në Prishtinë, ndërsa në ora 14:00 janë paraparë homazhe te varri i Mon Balajt, në Besianë.
Kujtojmë se më 10 shkurt 2007, gjatë një proteste kundër negociatave, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, u vranë nga policia rumune e UNMIK-ut.
Në atë ditë tragjike, si pasojë e përleshjeve të ashpra me policinë rumune të UNMIK-ut, dhjetëra aktivistë mbetën të plagosur, pasi ndaj turmës u përdorën plumba gome./Arbresh.info

27 vjet pa djemtë dhe bashkëshortin e saj, Ferdonije Qerkezi...
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje, Rama: Hapen rrugët për L...
Nëntë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhan...
Haxhiu: Kërkesat për takime me opozitën do të vazhdojnë, sea...
Kurti në Francë, Vuçiq pretendon se kryeministri mund të kër...
Ndeshja historike, Rama thirrje kryetarëve të komunave: T’i ...