Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpartiak e familjarë ka bërë homazhe te varri i Arben Xheladinit, në 13-vjetorin e vdekjes së ti.
Shaban Xheladini, babai i Arben Xheladinit, ka falënderuar të gjithë të pranishmit që erdhën për të bërë homazhe.
Kurti homazhe do të bëjë edhe te varri i Mon Balajt në Podujevë, si dhe te pllakat e vendosur në Sheshin “Nënë Tereza”, në kryeqytet, aty ku ishin qëlluar të ndjerët me plumba gome nga policia rumune.
Mon Balaj dhe Arben Xheladini mbetën të vrarë me 10 shkurt 2007 derisa po protestonin kundër negociatave me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.
Edhe pse kanë kaluar 13 vite që kur policia rumune e UNMIK-ut në demonstratën e 10 shkurtit 2007 shtiu me plumba gome drejtë protestuesve duke lënë të vdekur dy prej tyre, megjithatë deri më tash askush nuk është dënuar për këtë.




Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...
Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i be...
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...
Kurti: Me Abdixhikun patëm takim konstruktiv e dashamirës, ë...