Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit ka folur për implementim të marrëveshjes për energjinë elektrike.
Kurti ka thënë se marrëveshja e vitit 2013 dhe ajo e vitit 2015, nuk ishin të mira, dhe se të njëjtën gjë e mendon edhe sot.
Tutje, ai tha se pas 20 vitesh po e ndalim gjakderdhjen financiare në veri të vendit.
“Pas më shumë 20 viteve katër komunat në veri do të kalojnë në një rend të rregullt të pagesave për energji. Kjo u marrëveshje do ta mundësojë këtë. BE-ja do ta mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes. Kemi trashëguar shumë gjëra që nuk kemi dashur, po e bëjmë më të mirën me krejt çka dimë e mundemi. Pas 20 vitesh po e ndalim gjakderdhjen financiare në veri të vendit dhe një padrejtësi që është bërë. A janë të mira marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 nuk janë të mira, ashtu them edhe sot. Ato nuk ishin marrëveshje të mira, por i trashëguam dhe i gjetëm. Kur u bëra kryeministër e gjeta KEDSP-in dhe KESCO, po të isha më herët nuk do të kishte KEDS dhe KESCO. Ka një mori gjërash që nuk i bëj me dëshirë”, tha Kurti./arbresh.info/
Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...