Sot kur Kosova ka pranuar mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer të siguruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Albin Kurti në konferencën për media pas donacionit të mbi 500 mijë vaksinave Pfizer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka falënderuar ShBA-në për donacionin, shkruan arbresh.info.
“Më lejoni që në emër të qeverisë të falënderoj ShBA-në dhe inciativën COVAX për dhurimin e vaksinave. Për këtë jemi përjetësisht mirënjohës”, tha ai.
Kurti tha po ashtu se lirimi i masave varet nga niveli i vaksinimit të qytetarëve.
“Në një kohë kur rastet e infektimit janë duke rënë, disa mund të pyesin pse vaksinat vazhdojnë të jenë të domodosshme. Së pari imuniteti i fituar mes popullatës tonë ka filluar gradualisht që të bjerë. Pesë deri në gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë imuniteti bie në 10%. Një rënie e tillë e imunitetit mund të krijojë kushtet për një valë të re të infektimeve, prandaj është e domosdoshme që qytetarët të vaksinohen me dozën e tretë. Lirimi i mëtejshëm i masave varet drejtpërsërdrejti nga niveli i vaksinimit në vend. Jam i vetëdijshëm për vështirësitë që janë shkaktuar nga masat sidomos në aspektin ekonomik. Vaksinat vazhdojnë të jenë jetike”, tha Kurti./arbresh.info/
Liderët botërorë urojnë Vitin e Ri
Oficerët doganorë në detyrë gjatë natës së ndërrimit të vite...
OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kom...
Basha: Ndërrimi i viteve na jep energji dhe shpresë të re
Reduktime të mundshme në disa komuna për natën e Vitit të Ri
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...