Pas miratimit të buxhetit për vitin 2022 në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kryeministri Albin Kurti tha se vit ka qenë një vit me shumë shpresë dhe optimizëm që ka rezultuar me të arritura sa i përket sundimit të ligjit dhe rritjes ekonomike.
Ai tha se sundimi i ligjit e ka në epiqendër luftimin e korrupsionit, Policia e Kosovës ka kryer 437 operacione, 746 bastisje dhe ka shkatërruar 31 grupe kriminale.
“Sundimi i ligjit e ka në epiqendër luftimin e korrupsionit, Policia e Kosovës ka kryer 437 operacione, 746 bastisje dhe ka shkatërruar 31 grupe kriminale”, tha ai.
Tutje Kurti tha se, “Shteti ynë ka vuajtur për një Qeveri që nuk abuzon me parën publike, ai tha se treguam që ndalja e zhvatjes dhe hajnisë na rritë shumë.
“Shteti ynë ka vuajtur për një Qeveri që nuk abuzon me parën publike, thoshim që programi ynë është tejet i mirë por i parealizuar me këtë buxhet dhe ja pra tani me buxhetin që në e miratuam në Qeveri e do ta sjellim në Kuvendin e Kosovës për ta votuar. Treguam që ndalja e zhvatjes dhe hajnisë na rritë shumë, kjo në të njëjtën kohë na dëshmon se sa e madhe na paska qenë hajnia e zhvatjeve, puna e mirë ka filluat do te vazhdojmë në muajt edhe vitet deri në përfundim të mandatit tonë”, tha Kurti./arbresh.info/
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...