Kandidati i Lëvizja Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka thënë kurbeti nuk do të jetë më e vetmja zgjidhje për papunësinë në Kosovë.
Kurti, gjatë një vizite në qytetin e Klinës ka thënë se edhe në këtë vend të Kosovës qytetarët u ankuan për shkallën e lartë të papunësisë, shkruan arbresh.info.
“Kudo shkojmë nëpër Kosovë, problemi është i njëjti, papunësia. Këtë na i thanë edhe qytetarët e Klinës.
Por plani i Lëvizjes për shtetin zhvillimor, me fokus tek mbrojtja e sipërmarrjes së vogël e të mesme dhe tek ri-industrializimi, do të sjellë vende pune të qëndrueshme për Klinën e për gjithë Kosovën.
Kurbeti nuk do të jetë më e vetmja zgjidhje sepse së bashku do ta ndërtojmë perspektivën tonë këtu, në vendin tone”, ka thënë Kurti./Arbresh.info.

Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë