Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar 18-vjetorin e demonstratës së 10 shkurtit 2007 kundër Pakos së Ahtisarit.
Ai tha se aktivistët Mon Balaj dhe Arben Xheladini u vranë nën breshërinë e plumbave që goditi padrejtësisht protestuesit e shumtë në shesh, shkruan Arbresh.info.
“Marshi paqësor i 10 shkurtit 2007, u përball me dhunë të tmerrshme. Aktivistët tanë Mon Balaj dhe Arben Xheladini u vranë nën breshërinë e plumbave që goditi padrejtësisht protestuesit e shumtë në shesh. Ne e mësuam republikën ende pa e patur atë, ne shprehëm trashëgiminë e kujtesës historike dhe rëndësinë e reflektimit në lindjen e shtetit, për shtetndërtim demokratik pa kompromis.”, ka shkruar Kurti.
“Si çdo vit e siç do të bëjmë përherë në këtë përkujtim të ngjarjes së 18 viteve më parë, bëmë homazhe te varri i Arben Xheladinit në Prishtinë e tek ai i Mon Balaj në Besianë, për të ardhur drejt sheshit, drejt vendit ku ata padrejtësisht u vranë, te pllaka përkujtimore e dëshmorëve në bulevardin “Nënë Tereza”. Në sheshin e drejtë, në sheshin e protestave, do ecim gjithmonë drejt, me ideale, parime e vlera të lirisë, demokracisë e shtetit të mirëqenies.”, ka shtuar ai.
“Kujtimi ynë për Arben Xheladinin e Mon Balajn është i pashlyeshëm gjersa lavdia e tyre mbetet e përjetshme në zemrat e mendjet tona.”, përfundoi Kurti./Arbresh.info/
KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë
Bashkimi godet fuqishëm, transferon Adrio Baileyn
E rëndë në Australi, një burrë humbet jetën pasi u sulmua ng...
Albion Rrahmani gjen golin e radhës në Çeki
I shpëtoi sulmit rus, ambasadori shqiptar: Raketa depërtoi e...
Presidentja e Komisionit Evropian: Iranit s’duhet t’i lejohe...