Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se profesionalizmi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, është i rëndësishëm për mbrojtjen e kufijve të Kosovës që mallrat që kalojnë të jenë të kontrolluara dhe kriminelët të ndëshkohen.
“Bashkë po angazhohemi të ndërtojmë një shtet të sigurt për të mbrojtur vendin e popullin tonë“, tha Kurti sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku është shënuar “Dita e informimit për komunitetet”.
Ai bëri me dije se nga fillimi i mandatit qeverisë janë zhvilluar mbi 1000 operacione kundër kontrabandës, janë shkatërruar 100 grupe kriminale, 16 laboratorë të drogës dhe mbi 3800 persona janë arrestuar.
“Duke qenë të besueshëm ndaj aleatëve tanë, po i kontribuojmë paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit afatgjatë në rajonin tonë”, theksoi Kurti./rtk
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...