Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke zhvilluar një takim me kryetarët e komunave.
Pas fjalës së kryeministrit Kurti, takimi është mbyllur për media për t’i lënë vend diskutimit të kryetarëve me qeveritarët.
Pjesë e këtij takimi janë ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Kryeministri Kurti, gjatë fjalës së tij, kërkoi nga kryetarët e komunave që të rrisin shërbimet ndaj qytetarëve.
“Për nivelin komunal ka një rritje të buxhetit prej 100 milionë eurove krahasuar me vitin paraprak. Kjo duhet të reflektojë edhe në rritjen e shërbimeve komunale karshi qytetarëve tanë, mirëqenies, shëndetësisë, sportit, rinisë e kulturës dhe zhvillimit socio-ekonomik”, tha Kurti.
Më tutje kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka filluar të çlirohet nga korrupsioni si dhe ta shtojë bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare./arbresh.info/
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...