Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka mbajtur fjalën hyrëse në panelin e diskutimit “Përputhja e financave me nevojat” organizuar në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Gjatë fjalimit të tij ai ka thënë se Kosova është një histori suksesi, e një vend që e ka ndërtuar veten në një demokraci edhe me ndihmën e miqve ndërkombëtarë, shkruan Arbresh.info.
Sipas Kurtit, sidomos në vitet e fundit Kosova ka treguar se progresi ekonomik dhe demokratik ecin krah për krah, duke theksuar se qëndrueshmëria është thelbësore për sukses të vazhdueshëm dhe stabilitet institucional.
“Një vend përparon kur progresi ndihet nga qytetarët dhe kjo kombinohet me stabilitetin institucional. Pra, stabiliteti institucional qëndron më lart se stabiliteti politik dhe mundëson përparimin dhe qëndrueshmërinë e një progresi të tillë”, është shprehur Kurti.
Ai ka veçuar rolin e ndihmës për nxitjen e demokracive duke theksuar gjithashtu rëndësinë e një qeverisjeje demokratike lokale në mënyrë që kjo ndihmë të mbërrijë sa më shumë tek qytetarët. Theksoi dhe se si kombinimi i të dyjave do të jetë shtytës në tranzicione të rëndësishme për vendin, si investimet e gjelbra dhe rritja e mëtejshme.
“Tre kategori të popullsisë po ndërtojnë progresin në vendin tonë: gratë, të rinjtë dhe punëtorët. Në të tri këto kategori, diaspora është gjithnjë e pranishme edhe me remitancat e së fundmi edhe me investimet e saj në ekonominë tonë”, ka deklaruar kryeministri Kurti./Arbresh.info/
Rritet dogana për makinat e përdorura në Shqipëri, tarifat e...
Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturash në Vushtrri
Ushtria izraelite thotë se vrau një anëtar të Forcës Quds të...
Ambasadori francez: Kosovës i duhet qeveri me të cilën mund ...
Drita njofton mbylljen e bashkëpunimit me Derrick Bonsu
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë u shprehin ngushëllime familjes ...