Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marr pjesë në Konferencën “Siguria Kibernetike” që është organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (IND).
Ai tha se nuk është e mjaftueshme siguria ndaj sulmeve kibernetike që kemi.
“E kemi një mbrojtje solide por ende jo të mjaftueshme ndaj sulmeve kibernetike. Kemi pas dy raste të sulmeve ndaj serverëve të Qeverisë por i kemi tejkaluar. Nuk kanë arritur të na hyjnë në sistem dhe të na bëjnë shumë dëme, por na e kanë vështirësuar paksa funksionimin. Ne kemi marrë mësime nga rasti i Shqipërisë dhe kemi marrë masa. Nuk janë problem vetëm lajmet e rrejshme por edhe historitë e rrejshme. Ne çdo javë dëgjojmë ndonjë lajm që s’është për aktualitetin por për të kaluarën tonë që e dimë se janë të rrejshme, siç është mohimi i krimeve. Këto, shkaktojnë shumë probleme tek fëmijët sidomos, por edhe të rriturit. Këto kanë për synim kryesor deformimin e realitetit”, deklaroi Kurti./Arbresh.info
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini
Juventusi i ofron Zhegrovën Evertonit për sulmuesin e tyre, ...
Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...
Dronët rusë godasin autobusin në Ukrainë, të paktën 12 vikti...