Kurti: Kam ofruar garanci që ish-krerët e UÇK-së të mbahen në Kosovë, pranë familjarëve

22:57 | 11 Dhjetor 2025
E.H

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se votimi i Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës ka qenë imponim i qëndrimit mbi vullnetin e deputetëve.

Kurti ka thënë se atë kohë, nuk ka votuar fare për Gjykatën Speciale, pasi i është dukur që edhe të votoj kundër është pak, shkruan Arbresh.info.

“Unë për Gjykatën Speciale nuk kam votuar fare sepse nuk është dashur as të hidhet në votim ajo, dhe me është dukur që edhe të votoj kundër është pak. Gjykata Speciale nuk ka pasur vota në Kuvend, ajo ka qenë imponim të qëndrimit mbi vullnetin e deputetëve”, tha Kurti në Kanal10.

Tutje ai tregoi se i ka dërguar një letër kryetares së Gjykatës, Ekaterina Trendafilovës në të cilën kishte kërkuar dy gjëra.

“E para, kam ofruar garancitë e mija që ata të vijnë në Kosovë dhe të qëndrojnë në Kosovë në burg e të jenë pranë familjeve që është një lehtësim i madh. E dyta, është pyetja ime se a është e mundshme që Dhomat e Specializuara t’i trajtojnë edhe krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Për çështjen e parë, kryetarja e gjykatës pat thënë që nuk bën kthimi i tyre në Kosovë, ndërsa për çështjen e dytë ka qenë më shumë po se jo”, tha Kurti.

“Kërkesat që na vijnë për mbulim financiar i kryejmë, deri më sot mbrojtja dhe shpenzimet e gjithmbarshme për luftëtarët e UÇK-së në Hagë është 36 milionë euro dhe nuk e kemi ndërprerë asnjëherë”, tha Kurti.

LEXO EDHE:

Kurti: Mospajtimet me SHBA-në kanë qenë vetëm për qasjen ndaj Serbisë, jo për çështje bilaterale

Shpërndaje në rrjete sociale