Kryeministri Albin Kurti ka thënë se duhet “të jemi konstruktiv” në dialogun Kosovë-Serbi.
Ai tha se dialogu për të kurrë s’ka qenë prioriteti numër shtatë, gjersa shtoi se ka bërë një lëshim, duke e vendosur kështu në numër 4.
“Dialogu kurrë s’ka qenë për mua prioriteti 7, pasi unë këtë s’e kam thënë, unë kam thënë se dialogu për qytetarët është në prioritetin numër 5,6 apo 7. Por unë e kam bërë një kompromis, pasi kam thënë se dialogu Kosovë-Serbi është prioriteti numër 4. Unë jam marrë me çështje tjera, duke filluar nga pandemia, ekonomia e drejtësia”, tha shefi i Qeverisë.
Ai tha se do të ketë kapitull të ri të dialogut Kosovë-Serbi, pasi sipas tij, në këto 10 vite të dialogut janë bërë shumë koncesione.
“Dialogu tash e 10 vjet buron nga rezoluta e OKB-së, e 8 shtatorit 2010. Do të ketë kapitull të ri të dialogut që do të ketë takime. Në këto 10 vite janë bërë shumë koncesione. Dialogu ka degjeneruar shumë për këto vite”, shtoi Kurti në RTK.
Mes tjerash, Kurti deklaroi se ka trysni mbi të që t’i zbatojë marrëveshjet e dëmshme me Serbinë.
“Ka trysni mbi mua që të zbatojë marrëveshjet e dëmshme me Serbinë. Zotimet shtetërore disa i ka hedhur Gjykata Kushtetuese, disa s’i zbaton Serbie e disa i ka hedhur populli. Kosova është subjekt në tavolinën e dialogut me Serbinë”, u shpreh Kurti.
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...
E premte me diell dhe acar në mëngjes, temperaturat deri në ...
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë