Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera regjionale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajčák.
Në fillim, kryeministri në detyrë diskutoi me Lajčák për situatën me pandeminë COVID-19 në Kosovë.
Mes tjerash, u diskutua për kalimin në fazën e dytë të lirimit gradual të masave, dhe rezultatet e fundit në menaxhimin e COVID-19 sipas të cilave numri i të shëruarëve është 3-fish më i lartë së numri i rasteve aktive.
“Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, kryeministri në detyrë Kurti përsëriti përkushtimin e tij për një dialog me parime, të përgatitur mirë ku e rëndësishme është përmbajtja e marrëveshjes dhe ku qytetarët janë përfitues të saj. Me këtë rast, Kurti e falënderoi Lajčák për qëndrimin e tij kundër idesë për shkëmbimin e territoreve, ide që nuk ka as mbështetje rajonale”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të kryeministrit.
Kryeministri në detyrë po ashtu parashtroi kërkesën dhe nevojën për një vendim sa më të shpejtë nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës./arbresh.info
Kurti: Po i vazhdojmë përpjekjet për sfidën e zgjedhjes së p...
Kurti e Abdixhiku hyjnë në Kuvend, pritet të nis takimi mes ...
Rikthehet kalimi me kontrolle në Morinë
Haxhiu: Sot do t’i hiqen masat Kosovës
Trump për Khamenein: E godita i pari për vdekje, para se të ...
Haxhiu tregon se a është e gatshme për të parën e shtetit, n...