Qeveria e Kosovës sot po mban mbledhje solemne për nder të 27 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti në fjalën e tij tha se sot na ndajnë 27 mote nga ngjarja më e lavdishme.
“Ato tre ditë të marsit i kemi quajtur epope, na e ka ritmuar historinë bashkëkohore te tre çerek shekulli. Na takon neve si popull e si shoqëri në qeverisje e zhvillim ta ruajmë… 27 vjetarët e sotëm kanë lindur në muajin e epopesë.“, tha Kurti.
“Baca Rifat na kujtoi ritmin e lirisë së plotë. Epopeja e Kosovës e ka vetëm një adresë, lirinë. Nuk mund të jemi njësh me veten nëse nuk i qëndrojnë atij përcaktimi. Emri Epope nuk është vetëm për ato tre ditë por për një jetë. Çdo komb i ka datat qe bëhen datat historike. Prekazi si monument përbën një nga arritjet tona më të lavdishme. Me përgjegjësinë. Plotë kemi punuar qe projekti për masterplanin po harrohet nga ekspertet ndërkombëtarë. Ne si qeveri nuk do të kursehemi qe të krijojmë një monument…” , tha Kurti.
Ai tha se ndihet krenar qe janë në rrugën e duhur të përcaktuar nga Epopeja.
Kjo ngjarje solli aktivizimin më të lartë shqiptar. Sa më shumë që të zhvillohemi aq më shume e kuptojmë Epopenë. Ne jemi në udhën e përcaktuar nga Epopeja dhe për katër vite qeverisje kemi ecur në ritmin e saj dhe perspektiven e hapur prej saj”, u shpreh ai.
Çdo ngushtim i politikes në krahina është korruptim. Epopeja e marsit është aq e lashtë sa që trupat që prehen në Prekaz sollën lirinë.
Kurti tha se askush nuk ka të drejtë ta përvetësojë Epopenë.
Pas kësaj seance, kryeministri Albin Kurti do të shkojë në kazermën e FSK-së ku do të rreshtohen kadetët e FSK-së./Arbresh.info
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...