Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, iu ka uruar mirë se ardhjen në Kosovë dy gazetarëve ukrainas, Serhii Shevchenko dhe Liudmyla Mekh.
Kurti përmes një postimi në Twitter, u shpreh se kombet përcaktohen në kohë të vështira.
Duke potencuar edhe një herë që populli i Kosovës qëndron në solidaritet me popullin e Ukrainës.
“Kosova u bë sot shtëpia e dy gazetarëve të tjerë ukrainas përmes programit “Journalists in Residence – Kosovo”, të sponsorizuar nga Qeveria jonë. Mirë se vini Liudmyla dhe Serhii. Kombet përcaktohen në kohë grindjesh dhe vështirësish, po kështu edhe njerëzimi. Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën”, shkroi ai.
Gazetarët janë pritur në aeroport nga zyrtarja ligjore e European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari, kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha dhe përfaqësues të MPB-së.
Serhii Shevchenko dhe Liudmyla Mekh, janë dy gazetarët që kanë arritur në Kosovë sot në kuadër të projektit, “Journalists in Residence – Kosovo”, ku nga vendi jonë do ta vazhdojnë punën e tyre si gazetarë. /arbresh.info/
Kosova became home today to two more Ukrainian journalists through our government sponsored Journalists-in-Residence Kosovo program. Welcome Liudmyla and Serhii. Nations are defined in times of strife and hardship, and so is humanity. We stand in solidarity with Ukraine.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 22, 2022
Haxhiu pret përfaqësuesit e komunitetit Ashkali: Diversiteti...
Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë
Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që n...
Tym në objektin e AKP-së në Prishtinë, intervenojnë zjarrfik...
Sali Berisha uron Kurtin për rizgjedhjen në krye të qeverisë
Reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e kr...