Kryeministri, Albin Kurti është shprehur i gatshëm që në çdo kohë të diskutojë me opozitën për parimet karshi dialogut me Serbinë
Mirëpo ai gjatë prezantimit të Programit qeverisë në Kuvend, është tallur me opozitën.
“…mos harroni se ju që keni qenë në opozitë, më falni në pushtet, keni bërë një trashëgimi që ka ngelur neve, puna ime më e madhe është zhbërja e dëmit që e keni shkaktuar ju”, tha për opozitën kreu i Qeverisë.
Madje ai tha se pjesa më e energjisë së tij në dialog do të shkojë për të zhbërë marrëveshjet e dëmshme që janë bërë nga pozita e mëparshme.
“Ne mund të mos pajtohemi për shumë gjëra, po hajde të pajtohemi karshi politikës ndaj Serbisë. Në secilën ditë të javës, e secilën orë të ditës, jam i gatshëm të takohet i cili nuk pajtohet me parimet e qëndrimet tona karshi dialogut dhe ka propozime tjera se si ta mbrojmë interesin e Kosovës”.
“Mos harroni se ju që keni qenë në pushtet keni bërë një trashëgimi që na ka ngelur neve. Pjesa më e madhe e punës dhe energjisë sime në dialog është zhbërja e dëmit që e keni shkaktuar ju”, tha Kurti./arbresh.info/
Gjykata i liron 10 të dyshuarit për manipulim me vota në raj...
Upamecano do ta vazhdojë kontratën me Bayernin
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...