Në kuadër të Konferencës së 62-të të Sigurisë në Mynih (MSC), forumi më i rëndësishëm në Evropë për çështjet e sigurisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një sërë takimesh bilaterale me liderë dhe përfaqësues të lartë ndërkombëtarë.
Kurti ishte i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si dhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, shkruan Arbresh.info.
Kurti theksoi se në qendër të diskutimeve ishin siguria dhe mbrojtja, bashkëpunimi bilateral, progresi demokratik dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti potencoi se delegacioni kosovar prezantoi të arriturat e shtetit në pesëvjeçarin e kaluar dhe planet për mandatin e ri qeverisës.
Ai nënvizoi se investimet në polici dhe ushtri do të rriten dhe zgjerohen në bashkëpunim me partnerët demokratikë dhe perëndimorë.
Kurti dha më shumë detaje rreth takimeve që zhvilloi në Mynih, të cilat mund t’i gjeni në postimin më poshtë:
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...