Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka goditur Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se duhet që edhe së paku një mandat të jetë në opozitë.
Duke folur mbi propozimin e Kreut të LDK-së për qeveri të tranzionit, duke qeshur ai ka thënë se mezi e kanë nxjerrë në opozitë PDK-në pas 20 vjetësh dhe se nuk e kupton pse po duan që ta kthejnë këtë parti në pushtet.
“Unë nuk jam për ato solucione qeveri teknike, tranzicionale, gjithëpërfshirëse, që e lënë Kosovën pa opozitë. Në demokraci duhet të kemi opozitë. Besoj që dhe një mandat minimalisht i duhet PDK-së të jetë në opozitë., Mezi pas 20 vjetëve e nxorëm në opozitë, unë nuk e di pse ky zell i atyre që janë në opozitë, e nuk janë në PDK ta kthejnë PDK-në në qeverisje”, ka deklaruar Kurti.
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...