Gjatë ditës së sotme, Kryeministri Kurti u takua në zyrën e tij me Shefin e Zyrës Belge në Kosovë, Jean-Louis Servais. Ai pranoi urime nga Servais për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe pozitën e tij të re. Sipas tij, në këto zgjedhje qytetarët e Republikës së Kosovës kanë përçuar një mesazh pozitiv mbi pjekurinë demokratike në vend. Belgjika gjithmonë ka besuar në Kosovën dhe në popullin e saj, tha ndër të tjera Servais, duke e vlerësuar atë, vend me përparësi të mëdha, veçanërisht për shkak të moshës së re mesatare të popullatës. Ai po ashtu tha se Belgjika e mbështetë Republikën e Kosovës në synimet e saj për intergrim evropian duke përfshirë këtu edhe liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.
Kryeministri Kurti e falënderoi për vizitën e sotme dhe urimet. Ai tha se prioritetet e tij dhe qeverisë së tij janë drejtësia dhe punësimi, porse në ballafaqim me pandeminë prioritet mbi prioritete është sigurimi sa më parë i dozave të reja të vaksinave kundër Covid-19.
Kryeministri Kurti e njoftoi Servais për mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit dhe për masat e reja anti Covid-19, të cilat e komplementojnë atë proces.
Në takim u bisedua edhe për mundësitë dhe format e shtimit të investimeve ekonomike dhe shkëmbimit tregtar midis dy vendeve tona, me theks të posaçëm te mërgata jonë./arbresh.info/

Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin