Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u ka shprehur ngushëllime familjarëve të minatorëve që humbën jetën sot pas shpërthimit në minierës së qymyrit, ku mbetën të vdekur 41 persona ndërsa u plagosën 11 të tjerë.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime të përzemërta Republikës së Turqisë dhe familjeve të minatorëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Amasra, pas shpërthimit në një minierë qymyri në provincën Bartin të Turqisë”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me ju”, ka shkruar Kryeministri Kurti./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës