Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka quajtur të paditur dhe pa kredibilitet krerët e shtetit.
Këto komente ai i ka bërë në seancën e jashtëzakonshme për diplomacinë kosovare.
“Qysh moti na kanë premtuar njohje nga Serbia dhe anëtarësim e askund s’jemi. Kjo nuk ka ndodhur, sepse politika e jashtme është edhe politikë e brendshme. Miliona janë dhënë për lobim e për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ndërkaq që pagat janë shumë të ulëta,” është shprehur Kurti.
Duke folur për presidentin Hashim Thaçi, Kurti ka thënë se i njëjti po tenton që ta shmang Kuvendin në arritjen e marrëveshjes me Serbinë.
Sipas tij, kjo paraqet tendencë grusht shteti ndaj Kosovës.
“Kosova praktikisht nuk po funksionon. Presidenti e ka hedhur në gjyq edhe kryeministrin edhe Kuvendin. E ka pyetur Kushtetuesen se a mund të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare dhe në anën tjetër të anashkalojë Kuvendin. Kjo paraqet intencë për grusht shtet ndaj Kosovës”./arbresh.info/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...