Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e sotme për medie, foli edhe për rastin e lëndimit të policëve në Leposaviq, derisa ishin duke luftuar kontrabandimin me mallra.
Kurti tha se shpreh mirënjohje për trimërinë dhe profesionalizmin e tyre.
“Ndërkaq sa i përket policëve tanë, i kemi 5 të lënduar në veri të Kosovës duke e luftuar kontrabandën, krimin e organizuar. Unë mund të shpreh vetëm falënderimin dhe mirënjohjen time të madhe për trimërinë dhe profesionalizmin e tyre, por në të njëjtën kohë shpresoj e uroj që edhe hallkat tjera të sistemit të drejtësisë të jenë në nivel të detyrës në mënyrë që të mos na përsëriten rastet e tilla”, tha ai.
Ai tha se do t’i pres në takim policët e lënduar sot pasdite
“Për sot kam caktuar që t’i pres pasdite në orën 17:00 policët e lënduar në zyrën e kryeministrit dhe më lejoni që të mos flas hollësi të tjera nga kjo zyre ku jemi tani, sepse këtu jam në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes dhe theksi i kësaj konference janë zgjedhjet e brendshme në subjektin tonë politik”, tha ai./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Sulmohet Policia e Kosovës në veri nga kontrabanduesi, pesë policë të lënduar
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj