Me rastin e shënimit të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, e kryekuvendari Glauk Konjufca, kanë bërë ngritjen e flamurit në oborrin e Qeverisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në këtë ditë të shpalljes së Pavarësisë, nuk ka sesi të mos i kujtojë të rënët për këtë ditë, raporton arbresh.info
“Teksa kremtojmë e festojmë, nuk kemi sesi të mos i kujtojmë ata të cilët punuan dhe luftuan për pavarësi, andaj nga kryeqyteti i Republikës, do të vazhdojmë për në kryeqendrën e kryengritjen e më pastaj në Prekaz, e më pastaj vizitë te varri i ish-presidentit Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçit. I nderojmë të gjithë ata që punuan dhe luftuan, lanë gjurmë ta pashlyeshme për këtë ditë”, tha Kurti. /arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...