Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka garantuar arritjen e marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës para 24 dhjetorit, datë e vendosur nga Presidenti për konstituimin e legjislaturës së shtatë.
“Ne kemi takime në vazhdimsi me LDK-në në kërkim të arritjes së marrveshjes. Takimet i kemi të përditshme dhe bësojmë që para 24 dhjetorit të finalizojmë marrveshjen. Ne kemi harmonizuar programin”, është shprehur ai, raporton arbresh.info.

Këto komente ai i ka bërë pasi ka regjistruar mandatin e deputetit.
” Sot u regjistrova si deputet. I uroj të gjithë ata që do të jenë deputetë në këtë legjislaturë”, deklaroi Kurti para medieve.
Mësohet se Kurti e Mustafa do të mbajnë një takim gjatë dites së sotme për të vazhduar diskutimin për arritjen e një marrveshje për bashkqeverisje.

Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...