Kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje për profesionistët shëndetësorë të mërgatës që ta ndihmojnë në transformimin cilësor të sistemit shëndetësor në Kosovë.
Ndonëse Kryeministri Kurti tha se shifrat dhe përshtypja për ikjen e mjekëve janë “më të fryra se në realitet”, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, thotë se gjendja është shumë më e rëndë.
Ai e pyeti Kryeministrin se sa i efektshëm mund të jetë Udhëzimi Administrativ për licencimin e profesionistëve shëndetësorë të huaj dhe si mendon Kryeministri të ndalohet ikja e mjekëve nga Kosova.
Kurti i ka ripërsëritur thirrjet e profesionistëve shqiptarë në rajon dhe në mërgatë që t’i bashkohen punës së transformimit të sistemit shëndetësor në Kosovë.
“U bëj thirrje edhe njëherë të gjithë profesionistëve shëndetësorë në mërgatë dhe profesionistëve shqiptarë në rajon, që të bëhen pjesë e punës së përbashkët për ta transformuar cilësisht shërbimin shendëtsor, veçanërisht tani që do të hynë në fuqi lehtësi të tjera”, ka thënë Kurti në përgjigjen e tij për deputetin Haxhiu. /arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...