Kreu i Vetëvendosjes dhe njëkohësisht kandidati për kryeministër nga radhët e VV’së, Albin Kurti, në një tubim përballë elektoratit të vet ka thënë se ka ardhur koha që ta thyejnë qafën ata që e dëmtuan ekonominë, zvogëluan popullsinë dhe prishën imazhin e shtetit në mënyrë që ne t’ia kthejmë shpresën, gëzimin dhe nderin këtij vendi.
“Shumë na e kanë dëmtuar ekonominë dhe drejtësinë, na e kanë zvogëluar popullsinë dhe na e kanë prishur imazhin, por erdhi dita që ata të thyejnë qafën e ne ta kthejmë shpresën, gëzimin dhe nderin për vendin”, është shprehur Kurti.
Edhe pse fushata zgjedhore dhjetëditëshe zyrtarisht fillon më 25 shtator një si parafushatë ka javë që po
zhvillohet, madje dita – ditës po bëhet më intensive.
Të gjitha partitë janë në kërkim të votave të qytetarëve.
Lëvizja Vetëvendosje prezantoi në Prishtinë kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Kandidati i kësaj partie për kryeministër Albin Kurti tha se ndër vendimet e para që do t’i merrte do të jetë reduktimi i shpenzimeve qeveritare, duke zvogëluar numrin e zëvendëskryeministrave, ministrave dhe këshilltarëve.
Shumë na e kanë dëmtuar ekonominë dhe drejtësinë, na e kanë zvogëluar popullsinë dhe na e kanë prishur imazhin, por erdhi dita që ata të thyejnë qafën e ne ta kthejmë shpresën, gëzimin dhe nderin për vendin.
FBI dhe autoritetet kanadeze asistojnë Policinë e Kosovës në...
“Na bëni të qeshim më shumë se Barcelona” – Atletico i...
Trump: SHBA duhet të përgjigjet pas rrëzimit të helikopterit...
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzoh...
Feronikeli ’74 ndan rrugët me trajnerin Granit Begolli
NASA emëron astronautët e ardhshëm për programin Artemis në ...