Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur se e-Kosova tani është edhe si aplikacion mobil për iOS dhe Android.
Kurti tha se e-Kosova është dritarja digjitale për qytetarët dhe bizneset.
“Me më shumë se 1 milion përdorues të regjistruar dhe mbi 220 shërbime elektronike të zhvilluara, e-Kosova është dritarja jonë digjitale për qytetarët dhe bizneset”, shkroi Kurti në Facebook.
Sipas tij, të gjitha shërbimet tashmë janë në dispozicion online, në e-Kosova.
“Certifikatat e gjendjes civile, certifikatat e pronës dhe kopjet e planit, obligimet e tatimit në pronë e gjobat në trafik, vazhdimi i regjistrimit të veturës, certifikata për historinë penale, aplikimet për shtesa, benefite, grante e subvencione, pagesat elektronike, e së fundmi edhe raporti kreditor – të gjitha këto shërbime dhe shumë të tjera, tani janë në dispozicion online në e-Kosova, më lehtë se kurrë më parë. Vazhdojmë me digjitalizimin për shërbime më të mira për të gjithë”, shkroi kryeministri./Arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK