Janë rival në politikë, por shumë veprime i bëjnë të ngjashme. Kryeministri në detyrë Albin Kurti, e presidenti Hashim Thaçi, ka raste kur bëjnë veprime të ngjashme.
Mëngjesin e së dielës, kryeministri në detyrë Kurti, ka shfrytëzuar për të dalë në treg dhe për të blerë pemë, perime, vezë e buk, të cilat siç thotë ai, janë prodhime vendore.

“Ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paraditës prej orës 9:00 deri në 10:30. Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe. Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet. I falënderoj të gjithë këta punëtorë të shitoreve për respektin dhe shërbimin ndaj neve konsumatorëve, për kujdesin dhe pastërtinë në lokalet e tyre”, tha Kurti përmes një postimi në rrjetin sociale Instagram.

Veprimi i tij ngjanë shumë me një veprim të cilin vite më parë e pati bërë edhe presidenti aktual Hashim Thaçi, kur ishte në postin e kryeministrit.
Saktësisht para gjashtë viteve, presidenti Thaçi, aso kohe kryeministër, kishte dal në një vikend, ditë e diele, për të bërë pazar.

Por Thaçi nuk kishte dal vetëm, pasi me vete kishte edhe bashkëshorten, Lumën.
“Tregu i lagjes sonë ka mjaft produkte të freskëta vendore. Zoti e bekoftë këtë tokë tonën. Për shkak të obligimeve, nuk më bjen shpesh të dal me Lumen, por ka ditë kur thjesht kam dëshirë të ndaj kohë bashkëshortes dhe shtëpisë. Drekat dhe darkat në shtëpi janë më se të mirëseardhura. Pas tregut koha është për kafen e mëngjezit”, kishte shkruar Thaçi në Facebook, në vitin 2014.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.638464309557265/638464366223926/?type=3&theater
Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave dhe çfarë mund t...
Osmani takon William Walkerin në prag të përvjetorit të Masa...
Abdixhiku i kundërpërgjigjet Bajramit: Më shumë se dorëheqje...
IHR: Forcat iraniane të sigurisë vrasin të paktën 3,428 prot...
Inteligjenca artificiale – Strategjitë e ardhshme për luftën...
SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave të migrimit nga 75 vend...