Në 35-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca bënë homazhe pranë varreve të tyre në Velani.
Kryeministri Kurti kujtoi ngjarjen e ndodhur 35 vjet më parë, luftimet që kishin zgjatur mbi gjashtë orë në lagjen e kryeqytetit, saktësisht në Breg të Dellit, ku luftuan Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, derisa ranë heroikisht për çlirimin e Kosovës dhe për dëbimin e forcave okupatore e armike serbe nga atdheu ynë.
“Në Kosovë po fillonte aparteidi i Serbisë pas okupimit klasik që e pasoi heqjen edhe të asaj autonomie që kishim, ndërkaq Evropa po çlirohej sepse një javë më vonë do të shembej muri i Berlinit. Kur Evropa po çlirohej nga diktatura dhe po bashkohej, në Kosovë po niste aparteidi. Ato kanë qenë rrethana tejet të vështira, të paimagjinueshme për neve sot dhe në ato rrethana janë kalitur veprimtarët më të denjë, luftëtarët më të paepur dhe heronjtë e popullit tonë, çfarë janë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu dhe shumë e shumë të tjerë pastaj që do të vazhdojnë rrugën e tyre deri tek kryengritja gjithëpopullore e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, u shpreh kryeministri.
Në shënim të 35-vjetorit të rënies se tyre, ai theksoi se ne nuk e harrojmë asnjëherë prej nga vijnë, dhe njëkohësisht nuk e harrojmë që pjesën më të madhe të punës dhe kryesore e kanë kryer dëshmorët e kombit. “Ndërkaq, neve të tjerëve na ka mbetur një pjesë e rëndësishme e punës, por megjithatë shumë më e vogël sesa e tyre, por ajo çfarë duhet të bëjmë tash, është që të japim maksimumin me krejt çka mundemi e dimë në rrugën që na kanë ndriçuar ata”, tha kryeministri.
Lavdi Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut e gjithë dëshmorëve të kombit!
Prononcimi i plotë i kryeministrit Kurti:
Saktësisht para 35 vjetëve mbi gjashtë orë kanë zgjatur luftimet në lagjen “Bregu i Diellit”, tek hyrja e 3-të e bllokut të 3-të, ku luftuan Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, derisa ranë heroikisht për çlirimin e Kosovës dhe për dëbimin e forcave okupatore e armike serbe nga atdheu ynë.
Afrimi edhe Fahriu ishin udhëheqës të Lëvizjes Popullore asokohe dhe pikërisht me ta udhëheqja e organizatës dhe udhëheqja e aktiviteteve bëhej nga brenda Kosovës e jo më prej jashtë sikurse deri atëherë. Viti 1989 ka qenë vit i demonstratave shumë të fuqishme dhe shumë të shpeshta gjithandej Kosovës. Një ditë para se të bien heroikisht kanë marrë pjesë në demonstratën e 1 nëntorit 1989, me ç’rast masës së demonstruesve i është drejtuar Afrim Zhitia.
Në Kosovë po fillonte aparteidi i Serbisë pas okupimit klasik që e pasoi heqjen edhe të asaj autonomie që kishim, ndërkaq Evropa po çlirohej sepse një javë më vonë do të shembej muri i Berlinit. Kur Evropa po çlirohej nga diktatura dhe po bashkohej, në Kosovë po niste aparteidi. Ato kanë qenë rrethana tejet të vështira, të paimagjinueshme për neve sot dhe në ato rrethana janë kalitur veprimtarët më të denjë, luftëtarët më të paepur dhe heronjtë e popullit tonë, çfarë janë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu dhe shumë e shumë të tjerë pastaj që do të vazhdojnë rrugën e tyre deri tek kryengritja gjithëpopullore e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Ne nuk e harrojmë asnjëherë prej nga vijmë, dhe njëkohësisht nuk e harrojmë që pjesën më të madhe të punës dhe kryesore e kanë kryer dëshmorët e kombit. Ndërkaq, neve të tjerëve na ka ngelur një pjesë e rëndësishme e punës, por megjithatë shumë më e vogël sesa e tyre, dhe ajo çfarë duhet të bëjmë tash, është që të japim maksimumin me krejt çfarë mundemi e dimë në rrugën që na e kanë ndriçuar ata.
Lavdi Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut e gjithë dëshmorëve të kombit!/Arbresh.info
Mbi tre të katërtat e sipërfaqes së tokës po thahet përgjith...
Shoferi i një kamioni të Kosovës vdes papritmas në doganën e...
Arrestohet një person i dyshuar për vrasjen e drejtuesit të ...
Sttutgarti ankohet për pritjen në Serbi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë për Sirinë pas...
Xheneta shkon në nominim të përhershëm për shkak të ofendime...