Kryeministri në largim i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Tregtisë dhe Financave, Rozeta Hajdari sonte pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Kjo konferencë sipas zyrtarëve të qeverisë, pritet të mbahet rreth orës 20:00.
“Pritet që mu mbajt një konferencë për media. Nuk është caktuar ende, por diku rreth orës 19:30 apo 20:00, në të cilën ka me u diskutua vendimi pas mbledhjes së qeverisë”, tha për arbresh zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Ndryshe, nesër, më 1 prill, Qeverisë në shkuarje, i përfundon afati i përcaktuar nga vetë ekzekutivi, për heqjen e plotë të takes 100% ndaj mallrave Serbe dhe të Bosnjës e Hercegovinës dhe vendosjes së reciprocitetit ndaj dy vendeve./arbresh.info
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...