Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për organizimin që ka paralajmëruar Vetëvendosje, si provë e dytë për protestë në kohë të pandemisë.
Kurti tha se kjo është organizuar nga aktivistë të partisë.
“Së pari Vetëvendosje e ka organizatën e aktivistëve, ata veprojnë, organizohen punojnë, tash ne si kryeministri ne nuk marrim pjesë as në përgatitje as në organizim të këtyre aktiviteteve dhe ka edhe aktivitete tjera që merren ne Kosovë, të kësaj natyrës politike të cilat ne i vëzhgojmë.”, ka thënë ai.
I njëjti shtoi se për veprimet që do të marrin pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të flasin vetëm pasi që të lexojnë aktgjykimin.
“Nuk kam kohë që të kryej detyrën e aktivistit apo të kryetarit të Lëvizjes, në këtë kohë të krizës pandemike, politike që besa nga pak edhe ekonomike, kur jam kryeministër në detyrë. Të shohim si po shkojnë zhvillimet në këto dy ditë kur do ta kemi aktgjykimin, posa ta lexojmë tekstin të shohim çfarë interpretimi kemi, do t’i marrim vendimet që duhen por po përsëris me gjashtë tetor ka dalë zogu nga lëvozhga nuk kthehet më”, tha Kurti para mediave.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...