Të mërkurën, 17 gusht 2022, Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, do të presë në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Sekretari i Përgjithshëm dhe Kurti do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në selinë e NATO-s pas takimit të tyre”, thuhet në njoftimin për medie të NATO’s.
Ky takim do të ndodhë një ditë para se Kurti të ulet në tavolinën e bisedimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, shkruan arbresh.info.
Stoltenberg fillimisht takon Vuçiqin, dhe deklarohen për medie, më pas kryeministrin Kurti.
Agjenda:
17:00 (CEST) Konferencë për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe Albin Kurti
Konferenca për shtyp do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e NATO-s.
Një transkript i komenteve të Sekretarit të Përgjithshëm, si dhe fotot e marra nga fotografët e NATO-s, do të jenë të disponueshme në faqen e internetit të NATO-s./arbresh.info/
Rrahmani: Kurrë nuk kemi qenë këtu, është dashur të vija për...
Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik, ...
Finalja Kosovë–Turqi, Maqedonci e ndjek nga afër me CEO-n e ...
Kurti para ndeshjes me Turqinë: Drejt fitores, drejt Botëror...
Formacionet zyrtare, Kosovë – Turqi: Këta janë 11 yjet që sy...
Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!