Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kreu i partisë Lëvizja Vetëvendosje, i cili të dielën e fundit nuk arriti të formojë qeverinë e re të mandatuar nga Vjosa Osmani, ka folur për takimin që pritet të zhvillojë sot me krerët e partive politike.
Ai u shpreh se në këtë takim do të shkojë me “konstruktivitet dhe optimizëm”.
Kurti gjithashtu komentoi dështimin e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendi i Kosovës dhe theksoi se nuk kupton arsyen pse ende nuk janë formuar komisionet parlamentare.
Sipas tij, një kuvend funksional nuk duhet të varet nga qeveria — por e kundërta.
“Takimi që do ta kemi me presidenten, besoj se do të diskutohet për hapat e mëtutjeshëm, meqenëse në tentimin e parë nuk pati qeveri të re. Dua të shkoj me konstruktivitet dhe optimizëm atje. Nuk kam arritur ta ndjek mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Kuvendit, por mua më vjen mirë që deputetët e Kuvendit të Kosovës, të legjislaturës së nëntë, tashmë kanë shtëpi të tyre, veçse kjo shtëpi duhet të funksionojë. Funksionimi i Kuvendit nënkupton formimin e komisioneve parlamentare, unë nuk i kuptoj pse nuk i formojnë komisionet”, tha Kurti.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...