Kurti: Do të insistojmë për drejtësi për të gjitha viktimat, për të gjitha dëmet e vuajtjet që na janë shkaktuar

09:15 | 12 Qershor 2022
A Z

Me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Paqes, respektivisht 23-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, bëhen homazhe nga krerët shtetërorë te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Kryeministrti i Kosovës, Albin Kurti për ish-presidentin Rugova tha se ka qenë intelektual i angazhuar dhe i

“Nuk mund ta paramendojmë humanitetin, durimin, qetësinë në politikë pa presidentin Ibrahim Rugova, i cili para se të bëhej president për herë të parë këtu e 30 vjet më parë ishte intelektual i angazhuar i cili me insistimin e tij dha kontribut të jashtëzakonshëm për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare e të Kosovës në veçanti në kohën e okupimit të egër të Serbisë që kulmoi me gjenocidin kundër popullit tonë”.

Kurti, tutje tha se, do të insistojmë për drejtësi për të gjitha viktimat, për të gjitha dëmet e vuajtjet që na janë shkaktuar

“Do të insistojmë e angazhohemi për drejtësi për të gjitha viktimat, për të gjitha dëmet e vuajtjet që na janë shkaktuar. Në këtë mënyrë bashkë me popullin e Kosovës, i cili është i jashtëzakonshëm e kemi të sigurte dhe shumë më të mirë të ardhmen përpara”./arbresh.info/