Kryeministri Albin Kurti vlerëson se procesi I dialogut Kosovë-Serbi asnjëherë nuk ka qenë më transparent, sa i përket institucioneve kosovarë.
“Jemi treguar transparent ndaj qytetarëve dhe publikut. Kemi treguar gatishmëri ndaj partive opozitare dhe kemi treguar kujdes që të mos dëmtohet procesi dhe as interesat tona. Pas çdo takimi publiku është njoftuar për qëndrimet dhe propozimet tona”, është shprehur Kurti.
Derisa në pyetjen e deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, për Asociacionin e Komunave Serbe, kreu i ekzekutivit është shprehur sikur ditë më parë: “S’kam qëndrim të ri. Jemi përgjigjur panumër herë. Nuk kam përgjigje të re. Asociacioni nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese, është shpallur antikushtetues”./arbresh.info/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja