Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia u takuan me drejtorin e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Elvir Azizi dhe drejtorin e Shërbimeve të Përbashkëta Teknike dhe Administrative, Mentor Zejnullahu.
Kurti tha se gjatë kësaj periudhe janë evidente rezultatet dhe kontributi i shtuar, ndërsa shprehi gatishmërinë e Qeverisë në përkrahje të plotë me qëllim të përmbushjes së objektivave në të ardhmen, përcjell Arbresh.info
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se në këtë takim, Ministri Vitia e njoftoi Kurtin për punën në drejtim të përmirësimeve të shërbimeve shëndetësore për qytetarët, projektet e reja të cilat planifikohen të realizohen, sa i përket ndërtimit dhe renovimit të disa klinikave brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si dhe investimet në spitalet e përgjithshme regjionale me qëllim të rritjes së përformancës.
Gjithashtu, Kurti u njoftua edhe për hartimin e statutin e ri të ShSKUK-së dhe QKUK-së që do të avancojë edhe më tej shërbimet shëndetësore.
Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi e njoftoi për ecurinë e realizimit të planit të Qeverisës në fushën e shëndetësisë dhe për transformimin infrastrukturor të disa klinikave që do të rrisin gamën e shërbimeve dhe do të përmirësojnë kushtet për qytetarët.
Ai paraqiti një analizë të përgjithshme të gjendjes infrastrukturore, resurseve humane dhe pajisjeve mjekësore në klinikat QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.
Njëkohësisht, në këtë takim u diskutua edhe për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me ekspertë të jashtëm, sidomos në degët deficitare me qëllim të përfitimit nga përvoja e shteteve me sistem të avancuar shëndetësor.
Temë e posaçme ishte edhe ngritja e trupave profesionale, konsiliumet mjekësore në klinika, ndërsa kryeministri Kurti u njoftua edhe për ngritjen e mekanizmave monitorues me qëllim të mbarëvajtjes së proceseve dhe respektimit të orarit të punës./Arbresh.info

Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses