Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, për nderim të ditës së 27 Prillit – përvjetorit të të pagjeturve, bënë homazhe pranë Obeliskut për të pagjeturit, në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kryeministri në detyrë Kurti theksoi se nuk duhet të ketë as harresë për të pagjeturit dhe as amnisti për kriminelët.
Ai rikujtoi se kodi i procedurës penale tashmë mundëson që kriminelët e luftës së fundit në Kosovë të gjykohen dhe dënohen në mungesë.
“Prandaj, është shumë e rëndësishme që të shtojmë punën dhe aktivitetet që çojnë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe për gjykimin dhe dënimin e kriminelëve. Për këtë, si Qeveri në detyrë, kemi gatishmëri të plotë, por është koha që edhe Prokuroria Speciale ta thotë fjalën e vet dhe të bëjë punën e vet”, ka deklaruar ai.

Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj