Raportet e mira ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, avancimi i mëtejmë i tyre dhe i fqinjësisë së mirë, u diskutuan në takimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në margjina të Forumit Ekonomik në Delfi të Greqisë.
Kurti tha se bashkëpunimi bilateral dhe rajonal është gjithmonë i rëndësishëm dhe se Republika e Kosovës mbetet e angazhuar për ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejmë të raporteve të mira me fqinjët dhe aleatët e saj.
Sipas një komunikate të Qeverisë, marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve kanë avancuar me mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive dhe nënshkrimin e 11 marrëveshjeve bilaterale vitin e kaluar, që e ngritën në 50 numrin e marrëveshjeve.
Dy kryeministrat folën edhe për nivelin e zbatimit të këtyre marrëveshjeve.
Në takim u diskutua edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, për koordinimin e politikave në fushën e sigurisë, atë të mbrojtjes dhe politikës së jashtme.
U theksua përkushtimi i dy vendeve në synimin e përbashkët për integrim në Bashkimin Evropian dhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.
Rëndësi e posaçme iu kushtua parandalimit të ndikimit të akterëve të jashtëm destabilizues në Ballkanin Perëndimor, në radhë të parë të Federatës Ruse, pas invazionit dhe agresionit ushtarak në Ukrainë, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
KQZ: Deri në orën 13:00 votuan 36.89 për qind e votuesve të ...
Delegacioni i Këshillit të Evropës vëzhgon zgjedhjet e 28 dh...
Hekuran Gashi: Shteti rrezikon të mbetet pa buxhet, na duhet...
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...