Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Matteo Colangeli, si dhe Drejtorin e BERZh për Kosovë, Sergiy Maslichenko.
Zyra e Kryeministrit njofton se gjatë këtij takimi, palët theksuan rëndësinë e lehtësimit të planifikimit, financimit dhe zbatimit të projekteve infrastrukturore, përfshirë këtu edhe parqet industriale që mundësojnë tërheqjen e investimeve dhe zhvillimin e bizneseve në Kosovë.
“Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe BERZh-it, duke synuar avancimin e projekteve strategjike që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e mundësive të reja për bizneset vendase dhe ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën për media nga ZKM, shkruan Arbresh.info
Kurti i falënderoi përfaqësuesit e BERZh-it për takimin dhe bashkëbisedimin e frytshëm, duke shprehur gatishmërinë e vullnetin për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit.


Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit