Përkrahja e Austrisë për Kosovën dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve ishin temë e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Kryeministri falënderoi ambasadorin për ndihmën e pakursyer, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.
Ai e njoftoi ambasadorin me veprimet e ndërmarra nga Qeveria për ringjalljen ekonomike të vendit pas situatës me pandeminë Covid – 19.
Në takim u fol edhe për fushat e investimeve nga kompanitë austriake në Kosovë si dhe për bashkëpunimin me shtetet e rajonit.
Ambasadori Weidinger ritheksoi që Austria do të vazhdojë të përkrahë Qeverinë dhe popullin e Kosovës./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...