Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim në Prishtinë, ku ka prezantuar zyrtarisht kandidatin për kryetar të komunës, Hajrulla Çeku, dhe ekipin e saj për asamblenë komunale.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Çeku ka për qëllim transformimin e kryeqytetit në një vend më funksional dhe të zhvilluar për qytetarët.
“Prishtina ka potencial të madh për zhvillim. Ne kemi kandidatin që synon ta shndërrojë atë në një kryeqytet më të përshtatshëm për jetën e përditshme. Lista jonë për asamble është e përgatitur për të adresuar nevojat reale të qytetit”, theksoi Kurti.
Ai vlerësoi rezultatet e qeverisjes së tij, duke theksuar se me vizion dhe përkushtim mund të arrihen ndryshime të mëdha në një kohë të shkurtër. Ai përmendi se, sipas sondazheve të fundit nga Gallup International, shumica e qytetarëve e vlerësojnë se Kosova po ecën në drejtimin e duhur.
Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...
Rritet çmimi i naftës në Kosovë