Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin për Kulturë Rini dhe Sport, Hajrulla Çekun dhe kandidatin për deputet në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Bylbyl Sokol, kanë vizituar sot Lirinë e Prizrenit.
Aty janë pritur nga drejtues të klubit, futbollistë e stafi i klubit nga Prizreni, shkruan Arbresh.info.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri Çeku ka shkruar se për rinovimin total të stadiumit kanë ndarë 13 milionë euro.
“Në Prizren takuam sot drejtuesit, lojtarët dhe stafin e një prej klubeve më të vjetra të futbollit në vend, FC Liria, simbol i sportit dhe kulturës prizrenase. Me entuziazëm po presin fillimin e punimeve për rinovimin total të stadiumit të qytetit. 13 milionë euro kemi ndarë për këtë stadium, i cili do të jetë i kategorisë 2 dhe sipas të gjitha standardeve të UEFA-së, ndërsa do të ketë kapacitet prej 7750 ulëse”, ka shkruar Çeku.
Ky stadium pasi do të rinovohet, do të jetë i kategorisë 2 dhe sipas të gjitha standardeve të UEFA-së, ndërsa do të ketë kapacitet prej 7750 ulëse.
Kujtojmë se Liria bën gara në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë dhe këtë vit ka synim ngritjen në Superligën e Kosovës./Arbresh.info
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...